Flash

Ceferin bojkoton finalen e Botërorit 2026: përplasje e hapur mes UEFA-s dhe FIFA-s

Mungesa e Aleksander Ceferin në finalen e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës ushqen zërat për një përçarje gjithnjë e më të thellë mes UEFA-s dhe FIFA-s.

Lapsi.al 21 July 2026

Mungesa e Aleksander Ceferin në finalen e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës vazhdon të shkaktojë debat dhe të ushqejë zërat për një përçarje gjithnjë e më të thellë mes UEFA-s dhe FIFA-s. Sipas gazetës angleze The Times, presidenti i UEFA-s, i cili është edhe zëvendëspresident i FIFA-s, vendosi të mos marrë pjesë në finalen e turneut si formë proteste ndaj mënyrës se si u menaxhua çështja e Folarin Balogun. Ngjarja që përkeqësoi marrëdhëniet ndodhi dy javë më parë, kur FIFA vendosi të anulonte kartonin e kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara. 

Vendimi shkaktoi reagimin e ashpër të UEFA-s, e cila në një deklaratë zyrtare e cilësoi atë “të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, duke akuzuar FIFA-n se kishte kaluar një kufi të papranueshëm. Sipas UEFA-s, pezullimi automatik pas një kartoni të kuq nuk mund të jetë objekt vendimesh diskrecionale. 

Megjithatë, rasti Balogun është vetëm episodi i fundit i një marrëdhënieje gjithnjë e më të tensionuar mes dy institucioneve. Gjatë Botërorit, Ceferin kishte shprehur rezerva edhe për zgjerimin e turneut në 48 skuadra, duke argumentuar se formati i ri kishte ulur nivelin teknik të shumë ndeshjeve.

Mungesa e Ceferin rikthen tensionet UEFA-FIFA

Situata u komplikua edhe më shumë nga rasti i arbitrit somalez Omar Artan. Pasi nuk u lejua të hynte në Shtetet e Bashkuara dhe humbi mundësinë të drejtonte një ndeshje të Botërorit, UEFA vendosi ta emërojë arbitër të Superkupës së UEFA-s mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villas, që do të luhet më 12 gusht. Ky veprim u interpretua si një shenjë mbështetjeje për arbitrin dhe një mesazh i qartë ndaj FIFA-s.

Deri tani nuk ka pasur deklarata zyrtare nga UEFA apo FIFA lidhur me këto raportime, por mungesa e Ceferinit në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit botëror ka një peshë të madhe simbolike dhe konfirmon se marrëdhëniet mes dy organizatave po kalojnë një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI