Flash

"Më ngacmoi të dashurën"/ Del VIDEO e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

Lapsi.al 9 August 2026

Janë publikuar të tjera pamje nga arrestimi i 20-vjeçarit K.S, autorit të vrasjes së bashkëmoshatarit të tij në Korçë. Arrestimi i autorit të krimit të rëndë në Korçë ka ndodhur në mesnatën e 8 gushtit.

Në videon e publikuar nga CNA, shihet autori teksa qëndron në këmbë. Menjëherë i afrohet një oficer policie, që e kap nga qafa dhe e shtrin në tokë. Më pas, në ndihmë të oficerit vijnë dhe kolegët e tij, duke prangosur të riun, të dyshuar për vrasje.

I arrestuari K.S ekzekutoi me kallashnikov në 8 gusht bashkëmoshatarin dhe shokun e fëmijërisë, Johan Zukon, teksa i ishte vënë mbrapa këtij të fundit me armë në dorë. Autori e ndoqi viktimën në shkallët e një pallati, aty ku e qëlloi dhe e la të vdekur.

Në dëshminë e dhënë në polici, autori i dyshuar K.S ka thënë se përplasjet me Zukon kishin nisur prej disa kohësh. Autori ka deklaruar se një nga shkaqet e përplasjes ka qenë edhe fakti se viktima i kishte ngacmuar të dashurën. Hetuesit kanë dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur, edhe për shkak të pretendimeve të palëve, për të qenë “i forti i lagjes”.

Pas ngjarjes, K.S u largua nga vendi i krimit dhe qëndroi i fshehur në një zonë pranë varrezave të qytetit. Rreth 6 orë më vonë, ai u largua nga zona dhe u afrua drejt banesës së tij. Pikërisht në këtë moment u pikas nga forcat e Policisë, të cilat ndërhynë menjëherë për arrestimin në flagrancë raporton TvKlan.

Të këshilluara

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI