Flash

Fluks i lartë në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë dhe trafik në rrugën e Kombit

Lapsi.al 9 August 2026

Kulmi i sezonit turistik ka sjellë këtë mesditë fluks të lartë në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Kosovë.

Në pikën kufitare të Morinës raportohet një lëvizje e shtuar e mjeteve dhe qytetarëve që hyjnë në Shqipëri. Pavarësisht fluksit, në sportelet e kontrollit po punohet me kapacitet të plotë dhe aktualisht nuk raportohet për radhë të mjeteve apo pritje të gjata.

Fluks i shtuar është evidentuar edhe në pikën kufitare të Vermicës, në drejtim të Kosovës. Lëvizja e madhe lidhet kryesisht me kthimin e qytetarëve të Kosovës nga pushimet në bregdetin shqiptar, por edhe me pjesëtarë të diasporës që po udhëtojnë drejt vendlindjes për pushime.

Në qarkullim janë edhe qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar dhe tashmë po rikthehen drejt Kosovës.

Fluksi i lartë i mjeteve ka sjellë ngarkesë në Rrugën e Kombit, veçanërisht në segmentin Tunel i Kalimashit–Kukës–Morinë, ku qarkullimi vijon të jetë i dendur.

Të këshilluara

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI