Flash

Kontrolle tek ‘Liqeni I Thatë’ për dy Call Center-a

Lapsi.al 16 June 2026

Dy vendime të lëshuara nga prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto, kanë çuar në ushtrimin e kontrollit të ambjenteve të 2 Call-Centërave që dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Kontrollet vijnë si vazhdim i operacionit të procedimit të Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Ledio Cenaj, Aida Vokli dhe Xhoel Mekolli.

“...Është i njëjti procedim që po ndiqet në mënyrë proaktive tha një nga anëtarët e grupit hetimor...”- tha për gazetarin Elton Qyno, një nga anëtarët e grupit hetimor të dosjes.

Që prej mesditës së sotme oficerë të policisë dhe prokurorisë së Tiranës, kanë kryer kontrolle në këto dy subjekte, por nuk dihet me saktësi nëse janë sekuestruar shuma monetare apo qoftë dhe sende të tjera të paligjshme.

Kujtojmë se në operacionin e muajit Prill 2026, ranë 10 persona në pranga dhe u sekuestruan 900 mijë euro cash.

Gjatë operacionit kundër këtyre call centerave në muajin prill, rezultoi se ata kishin përvetësuar përmes mashtrimit rreth 50 milionë euro të qytetarëve europianë, kryesisht në Austri dhe Gjermani.

“Call centerat” mashtrues ditën e sotme, u zbuluan në të njëjtat ambiente ku prokuroria kishte shkuar më parë, por nuk kishte zbuluar gjë. Pas goditjes në prill, grupet i kishin bërë aktive. /E.Qyno 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI