Flash

Katy Perry rrëfen për lidhjen me Justin Trudeau: Ndihem e plotësuar

Lapsi.al 9 June 2026

Katy Perry ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Justin Trudeau, duke e konfirmuar publikisht dashurinë për ish-kryeministrin kanadez gjatë një eventi në New York.

Çifti bëri debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq në premierën e dokumentarit të turneut të këngëtares “Lifetimes Tour”, të mbajtur në kuadër të Festivalit Tribeca 2026.

Gjatë fjalimit të saj në event, Perry u shpreh se ndihet “shumë e dashuruar”, duke e quajtur Trudeau “dashurinë e jetës së saj”.

“Jam shumë e dashuruar. Në fakt, ky koncert ndodhi pasi unë takova dashurinë e jetës sime, dhe kjo më ka bërë të ndihem më e qetë dhe e mbështetur,” tha këngëtarja.

Ajo shtoi se partneri i saj i jep ndjesinë e stabilitetit në jetën personale, duke e përshkruar veten si dikush që shpesh “fluturon lart emocionalisht”, por që tani ndihet më e balancuar.

“Çdo ditë është një udhëtim i ri dhe një mundësi për t’u bërë një njeri më i mirë,” u shpreh Perry.

Këngëtarja gjithashtu ka eflektuar për periudhën e vështirë që ka kaluar para se të niste këtë lidhje, duke e cilësuar si një nga vitet më sfiduese të jetës së saj, por që e ka ndihmuar të forcohet si person.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI