Flash

Ethan Slater reagon pas konfirmimit të ndarjes me Ariana Grande

Lapsi.al 9 June 2026

Edhe pse lidhja e tyre ka marrë fund, Ethan Slater duket se vazhdon të mbështesë Ariana Grande.

Aktori ka tërhequr vëmendjen e fansave pasi ka pëlqyer një postim të këngëtares në Instagram, pikërisht në ditën kur u konfirmua se dy aktorlt e filmit “Wicked” i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh së bashku.

Postimi i Ariana Grande përfshinte fotografi nga koncerti i parë i turneut të saj të ri “Eternal Sunshine”, i mbajtur në Oakland, Kaliforni. Krahas imazheve nga skena, këngëtarja falënderoi fansat për mbështetjen dhe pritjen e ngrohtë në rikthimin e saj në turne pas shtatë vitesh.

“Faleminderit nga zemra për gjithë dashurinë tuaj. Ju kam munguar shumë”, shkroi Grande.

Gjatë koncertit, artistja u emocionua teksa falënderoi publikun, ndërsa bëri edhe një referencë humoristike ndaj martesës së saj të dështuar me ish-bashkëshortin Dalton Gomez gjatë interpretimit të këngës “Thank U, Next”.

Ariana Grande dhe Ethan Slater u njohën në xhirimet e filmit “Wicked” në fund të vitit 2022. Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2023 dhe që atëherë ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave.

Sipas burimeve pranë çiftit, ata janë ndarë disa muaj më parë, por kanë ruajtur raportet miqësore dhe vazhdojnë të kenë respekt të madh për njëri-tjetrin.

“Ariana dhe Ethan e kuptuan se ishin më mirë si miq sesa në një lidhje romantike. Ata vazhdojnë të admirojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin”, tha një burim për mediat amerikane.

Aktualisht, Grande është e fokusuar te turneu i saj “Eternal Sunshine” dhe publikimi i albumit të ri “Petal”, që pritet të dalë në korrik.

Të këshilluara

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI