Flash

Incidenti me flamurin izraelit/ Organizatorët e protestës: Ka të infiltruar që duan të na njollosin

Lapsi.al 21 June 2026

Një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola ka deklaruar në News24 se ka grupe të infiltruara që sipas tij po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare.

Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve,” deklaroi Kola.

Kola u distancua prerazi nga incidenti i ndodhur një ditë më parë me flamurin e Izraelit, duke sqaruar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.

“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai.

Ndërsa një protestues i moshuar e ka dënuar ashpër incidentin me flamurin izraelit. Ai tha se një akt i tillë nuk përfaqëson popullin shqiptar dhe traditën e tij historike të mikpritjes dhe mbrojtjes ndaj hebrenjve.

Sipas tij, personat që kryen këtë akt kanë pasur si qëllim të vetëm dëmtimin e imazhit të lëvizjes qytetare.

“Në lidhje me incidentin te ambasada izraelite, ata që kanë grisur flamurin izraelit nuk janë shqiptarë. Ne jemi populli më i vjetër në Europë, jemi humanë, i kemi mbajtur izraelitët në Luftën e Dytë Botërore. Nuk kanë lidhje me ne ata që kanë bërë atë akt terrorist. Janë të shitur ata që e kanë bërë,” deklaroi protestuesi.

Në mbyllje, ai theksoi se këto përpjekje për të komprometuar kauzën e protestuesve do të dështojnë përballë vendosmërisë së qytetarëve.

“Duan të njollosin protestuesit, por nuk e bëjnë dot, ta harrojnë këtë!” përfundoi ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI