Flash

Heqja e flamurit të Izraelit, reagon Partia Demokratike

Lapsi.al 21 June 2026

Partia Demokratike ka dënuar grisjen e flamurit të Izraelit, të vendosur në ambasadën e këtij vendi në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt kriminal, ekstremist dhe antisemit.

Përmes një deklarate zyrtare, PD thekson se ky veprim bie ndesh me ndjenjat e miqësisë dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë Shqipërinë dhe Izraelin, ndërsa u bën thirrje autoriteteve të identifikojnë dhe të ndëshkojnë sipas ligjit autorin e këtij akti.

"Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit" -thuhet në deklaratë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI