Flash

Mediat e huaja: Ramës i është dhënë ultimatum deri të dielën 

Lapsi.al 21 June 2026

Agjencitë dhe media nga e mbarë bota i kanë bërë jehonë protestës së të shtunës në Tiranë.  

“Al Jazeera” shkruan se dhjetëra mijëra shqiptarë u mblodhën për të 21-tën ditë radhazi për të protestuar kundër planeve për të ndërtuar një resort luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej "Shqipëria nuk është në shitje" dhe thërrisnin për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, citon agjencia e njohur.

Edhe agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se ishin me mijëra ata që dolën të protestojnë në rrugët e Tiranës të shtunën. 

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se dhjetëra mijëra shqiptarë mbajtën një protestë të shtunën kundër resortit luksoz të lidhur me familjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në një zonë të ndjeshme ndaj mjedisit në bregdetin Adriatik të vendit.

“Mediat shqiptare thanë se më shumë se 100,000 njerëz morën pjesë në protestën e së shtunës në mbrëmje, përfshirë anëtarë të diasporës nga Greqia dhe vende të tjera evropiane, si dhe shqiptarë nga Kosova fqinje.

Protestuesit thanë se nëse Rama nuk jepte dorëheqjen deri në orën 19:00 të dielën, ata do të përpiqeshin të pushtonin ndërtesat qeveritare dhe Parlamentin në kryeqytet, Tiranë” – citon gazeta greke.

Ultimatumin ndaj Ramës e ka theksuar edhe gazeta italiane “Il Fatto Quotidioano” që citon pankartën: "Mbaje zyrën tënde deri të dielën". Pasojat e mundshme të rezistencës së kryeministrit përmblidhen në një frazë të JFK-së të përsëritur nga protestuesit: "Ata që e bëjnë të pamundur një revolucion paqësor, do ta bëjnë të pashmangshëm një revolucion të dhunshëm".

Media e njohur gjermane “ZEIT” shkruan se kjo ishte protesta më e madhe që nga fillimi i demonstratave në fund të majit. “Demonstratat janë përhapur që atëherë dhe drejtohen gjithnjë e më shumë kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrësit akuzojnë autoritetet për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët kishin udhëtuar posaçërisht për protestën, morën pjesë gjithashtu në marshim. Shumë nga pjesëmarrësit valëvitnin flamuj shqiptarë dhe brohorisnin slogane të tilla si "Shqipëria nuk është në shitje", "Hiqni dorë nga projekti" dhe "Rama ik", duke iu referuar kryeministrit shqiptar Edi Rama” – shkruan ZEIT. 

Jehonë protestës i ka bërë edhe gazeta e njohur belge "LE SOIR". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI