Flash

Ditmir Bushati godet fort Ramën:“As Irani, as algoritmet, shqiptarët janë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë”

Shqipëria e Re është një kapitull i pashmangshëm

Lapsi.al 21 June 2026

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, iu përgjigj flakë për flakë deklaratave të kryeministrit Edi rama, që në fjalimin e djeshëm fajësoi algoritmin për përmasat që kanë marrë protestat politike që kërkojnë dorëheqjen e shefit të qeverisë. 

Ai ka reaguar pas protestëd popullore më masive të mbrëmjes së djeshme, ku pati edhe rrethim të Kryeministrisë në mënyrë paqësore.

Ai nënvizon se tashmë Shqipëria e Re është e pashmnagshme dhe ky revolucion qytetar nuk vjen si pasojë e algoritmeve. Por Bushati kujton se as algoritmi dhe as Irani nuk ndodhet pas revolucionit.

“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, shkruan ai në postimin e tij në rrjeti social.

Më tej ish-ministri socialist shpjegon se tani çdo ditë që kalon tregon se Shqipëria e Re është realitet.

“Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI