Flash

Helen Mirren thyen heshtjen për konfliktin me Tom Hardy

Lapsi.al 31 May 2026

Aktorja e njohur Helen Mirren ka reaguar publikisht pas raportimeve për një konflikt të mundshëm me kolegun e saj Tom Hardy gjatë xhirimeve të serialit “MobLand”.

Në një postim në Instagram, Mirren publikoi një foto të Hardy-t, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por të qartë: “Të dua tani dhe gjithmonë”.

Ky reagim vjen pasi mediat ndërkombëtare raportuan se mes dy aktorëve kishte pasur tensione në set, ku Mirren dyshohej se ishte e pakënaqur me sjelljen dhe profesionalizmin e Hardy-t gjatë xhirimeve.

Sipas burimeve, aktori britanik është akuzuar për vonesa në set dhe për ndryshime të shpeshta në dialog, çka dyshohet se ka shkaktuar pakënaqësi mes stafit dhe kolegëve.

Madje, disa raportime pretendonin se Hardy ishte larguar nga projekti për shkak të këtyre përplasjeve, ndonëse më vonë u raportua se ai nuk është shkarkuar zyrtarisht dhe se situata po tentohet të rregullohet nga produksioni.

Pavarësisht thashethemeve, postimi i Mirren është interpretuar si një sinjal pajtimi dhe respekti ndaj bashkëpunëtorit të saj, duke zbutur zërat për një konflikt mes tyre në xhirime.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI