Flash

“Më detyroi” – Tristan Thompson flet për kërkesën e Khloé Kardashian

Lapsi.al 29 May 2026

Tristan Thompson ka bërë një deklaratë surprizuese gjatë pjesëmarrjes në podcastin “Khloé in Wonder Land” të ish-partneres së tij, Khloé Kardashian. Ish-basketbollisti tregoi se ylli i reality show-t pati ndikim të madh në vendimin e tij për të bërë vazektomi.

Gjatë episodit, Kardashian e pyeti Thompson nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen. Ai u përgjigj duke thënë se ka “firmosur për dy embrione”, duke iu referuar embrioneve që ka ngrirë me Khloé.

“Nëse do të kem më shumë fëmijë, do të jenë vetëm me Khloé. Kam tashmë mjaftueshëm ‘baby moms’. Nuk dua më,” u shpreh ai me humor.

Thompson është baba i katër fëmijëve: vajzës True dhe djalit Tatum me Khloé Kardashian, si dhe djemve Prince dhe Theo nga marrëdhënie të tjera me Jordan Craig dhe Maralee Nichols.

Nga ana e saj, Khloé pranoi se kishte ndikuar në vendimin e tij për procedurën, duke thënë se ai mori “një lloj ultimatumi” prej saj.

Në fillim, Thompson ishte kundër vazektomisë, por më vonë ndryshoi mendje. “Ndonjëherë duhet të të detyrojnë të marrësh vendimin e duhur,” tha ai gjatë intervistës.

Historia e marrëdhënies mes Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson ka qenë shpesh në qendër të mediave për shkak të tradhtive të shumta të basketbollistit. Çifti pati një lidhje me ulje-ngritje nga viti 2016 deri në 2021 dhe ndonëse sot nuk janë më bashkë, ata vazhdojnë të mbajnë një raport të mirë si prindër të fëmijëve të tyre.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI