Flash

Scooter Braun thyen heshtjen për konfliktin me Taylor Swift

Lapsi.al 29 May 2026

Scooter Braun ka folur sërish për konfliktin e famshëm me Taylor Swift lidhur me blerjen e regjistrimeve origjinale të këngëve të saj duke pranuar se edhe sot vazhdon të jetë “i hutuar” nga mënyra si u përshkallëzua situata mes tyre.

Gjatë podcast-it “Second Thought”, Braun tha se në të vërtetë nuk ka pasur pothuajse asnjë marrëdhënie personale me Taylor Swift dhe se ata janë takuar vetëm disa herë në jetë.

“Nuk e njoh Taylor Swift. Besoj se e kam takuar vetëm tre herë. Nuk kemi pasur kurrë një bisedë të vërtetë apo të thellë,” u shpreh ai.

Sipas Braun, një nga takimet e tyre kishte ndodhur në një festë private ku, sipas tij, Swift i kishte treguar respekt maksimal. Ai insistoi se nuk e kupton ende pse konflikti mori përmasa kaq të mëdha.

“Ende sot nuk e kuptoj plotësisht atë situatë. I uroj vetëm më të mirat,” tha producenti dhe menaxheri muzikor.

Konflikti mes tyre shpërtheu në vitin 2019, kur Braun bleu kompaninë Big Machine Records dhe bashkë me të edhe të drejtat e gjashtë albumeve të para të Taylor Swift, përfshirë “Fearless”, “Red”, “1989” dhe “Reputation”.

Në atë kohë, Taylor Swift reagoi ashpër në Tumblr, duke thënë se ndihej e shkatërruar që muzika e saj ishte shitur pa iu dhënë mundësia ta blinte vetë.

Ajo akuzoi Scooter Braun dhe tha se trashëgimia e saj muzikore kishte përfunduar në duart e dikujt që, sipas saj, ishte përpjekur ta dëmtonte.

Braun pranoi se e gjithë situata e ktheu atë në “personazhin negativ” brenda natës, por tha se konflikti solli edhe një ndryshim pozitiv në industrinë muzikore.

Sipas tij,gjithnjë e më shumë artistë po luftojnë për të pasur kontroll mbi muzikën e tyre dhe ai mendon se kjo është diçka shumë e mirë.

Pas konfliktit, Taylor Swift nisi projektin e famshëm të ri-regjistrimit të albumeve të saj, duke publikuar versionet “Taylor’s Version”. Në vitin 2025, ajo njoftoi se kishte arritur më në fund të riblente masterat origjinalë të muzikës së saj.

Pas këtij zhvillimi, Scooter Braun deklaroi se ishte “i lumtur” që këngëtarja arriti të rimarrë kontrollin mbi muzikën e saj.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI