Flash

“Mi gente Latino”: J.Lo flet për momentin viral

Lapsi.al 29 May 2026

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për momentin e saj viral “Mi gente Latino”.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare, e njohur për hitin “On the Floor”, e përdori shprehjen gjatë ceremonisë së American Music Awards në vitin 2011, kur mori çmimin për “Artistja më e mirë latine femër”. Në atë moment, ajo tha “Mi gente Latino”, në vend të formës gramatikisht të saktë “Mi gente Latina”.

Gjatë premierës së filmit të saj të ri Office Romance në Los Angeles, Lopez u pyet sërish për këtë moment viral. Në tapetin e kuq, një gazetar i Mitú i dhuroi një qiri me një foto të saj nga ai moment historik, çka e riktheu diskutimin.

“Ju nuk më lini kurrë ta harroj këtë,” u shpreh Lopez. “Më doni apo po talleni me mua?”

Gazetari i tha se shprehja tashmë konsiderohet një moment “ikonik”, ndërsa Lopez u përgjigj se në atë kohë ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur për të falënderuar publikun e saj.

“Në atë moment doja të falënderoja të gjithë, pastaj kuptova që e kisha thënë gabim, por nuk kishte rëndësi,” tha ajo.

Aktorja pranoi se nuk e dinte që ky moment po feston 15-vjetorin e tij, duke shtuar me humor: “Nuk e dija që po e numëronim. Por mirë, qenka bërë ikonik.”

Momenti është bërë viral në TikTok vitet e fundit dhe është referuar edhe nga artistë të tjerë në evente muzikore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI