Flash

Pas zërave për konflikt, Olivia Rodrigo sqaron raportin me Taylor Swift

Lapsi.al 31 May 2026

Këngëtarja Olivia Rodrigo ka reaguar sërish ndaj spekulimeve të vazhdueshme për një konflikt të mundshëm me Taylor Swift.

Në një intervistë të fundit për podcastin e New York Times, “Popcast”, 23-vjeçarja u shpreh se nuk i kushton vëmendje teorive që qarkullojnë në internet.

“Nuk mendoj shumë për këto gjëra. Është pjesë e famës dhe vjen me këtë punë. Nëse do të merresha me çdo teori apo hetim që bëhet online për jetën time dhe marrëdhëniet e mia, do të çmendesha”, tha Rodrigo.

Marrëdhënia mes dy artisteve ka qenë objekt spekulimesh prej vitesh. Në fillim të karrierës së saj, Swift ishte një nga mbështetëset më të mëdha të Rodrigos, duke e përgëzuar publikisht për suksesin e hitit “Drivers License” dhe duke e quajtur atë “bebja ime”, për të cilën ishte shumë krenare.

Nga ana tjetër, Rodrigo e ka cilësuar Swift si “njërën nga njerëzit më të sjellshëm në botë” dhe ka pranuar se është frymëzuar nga karriera e saj.

Megjithatë, fansat nisën të aludojnë për një krisje në marrëdhënien e tyre pas çështjeve që lidhen me të drejtat e autorit.

Rodrigo shtoi Taylor Swift, Jack Antonoff dhe St. Vincent si bashkautorë të këngës “Deja Vu”, pasi kishte pranuar se ishte frymëzuar nga “Cruel Summer” për krijimin e një pjese të këngës.

Spekulimet u shtuan edhe më shumë me publikimin e albumit “Guts” në vitin 2023, kur shumë fansa besuan se këngët “Vampire” dhe “The Grudge” ishin dedikime ndaj Swift.

Megjithatë, Rodrigo i hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se nuk dëshiron të zbulojë kurrë se për kë janë shkruar këngët e saj.

“U habita shumë kur njerëzit menduan kështu. Nuk kam dashur kurrë të tregoj se për kë bëhen fjalë këngët e mia dhe ndoshta nuk do ta bëj as në të ardhmen. Mendoj se është më mirë të mos e kufizosh një këngë vetëm te një person apo situatë”, tha ajo.

Në një intervistë të mëparshme për Rolling Stone, artistja theksoi gjithashtu se nuk ka konflikte me askënd.

“Nuk kam asnjë problem me askënd. Jam shumë e qetë, rri në botën time dhe kaloj kohën me miqtë e ngushtë dhe familjen. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë”, u shpreh Rodrigo.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI