Flash

Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbulohen detaje nga dasma luksoze

Lapsi.al 31 May 2026

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, raportohet se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre javën e ardhshme.

Sipas mediave britanike, këngëtarja dhe aktori kanë ndryshuar planet fillestare për një ceremoni intime dhe tashmë po organizojnë një dasmë madhështore treditore në Itali.

Një burim i afërt me çiftin ka treguar për “The Sun” se festimet do të zhvillohen në disa ambiente luksoze, të rezervuara ekskluzivisht për këtë rast.

“Plani fillestar ishte një dasmë e vogël dhe intime, por tani është shndërruar në një event luksoz që do të zgjasë tri ditë. Janë rezervuar disa ambiente të mëdha për festimet, ndërsa detajet po mbahen sekret për arsye sigurie”, ka deklaruar burimi.

Raportohet se Dua dhe Callum po përgatiten intensivisht për ditën e madhe, duke ndjekur stërvitje të përditshme në Londër. Sipas të njëjtit burim, artistja mezi pret të ecë drejt altarit.

Çifti ka qenë duke u stërvitur çdo ditë në klubin elegant privat 180 House në London për t’u përgatitur për ditën e tyre të madhe, dhe Dua u ka thënë miqve se mezi pret të ecë drejt altarit.”

 Në listën e të ftuarve thuhet se janë emra të njohur të industrisë muzikore, përfshirë Charli XCX dhe Tove Lo. Ndërkohë, legjenda e muzikës Elton John, me të cilin Dua bashkëpunoi në hitin “Cold Heart”, përflitet se mund të performojë gjatë festimeve.

Dua Lipa dhe Callum Turner konfirmuan fejesën e tyre vitin e kaluar në një intervistë për British Vogue, pas muajsh spekulimesh mbi marrëdhënien e tyre.

“Është shumë emocionuese. Ky vendim për t’u plakur bashkë, për të ndërtuar një jetë së bashku dhe, nuk e di, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë,” shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI