Flash

Harry Styles "reagon" ndaj dasmës së Taylor Swift me Travis Kelce?

Lapsi.al 5 July 2026

 

Harry Styles ka tërhequr vëmendjen e fansave, pasi interpretoi këngën "Two Ghosts", e cila prej vitesh besohet se është frymëzuar nga lidhja e tij me Taylor Swift, vetëm pak orë para ceremonisë së martesës së këngëtares me Travis Kelce në New York.

Gjatë koncertit të së premtes në stadiumin Wembley në Londër, në kuadër të turneut të tij "Together, Together", Styles surprizoi publikun duke interpretuar hitin e vitit 2017. Madje, refrenin e këngës e këndoi a cappella, duke shkaktuar reagime të shumta mes të pranishmëve.

"Two Ghosts" është lidhur prej kohësh me romancën e shkurtër mes Styles dhe Swift në vitet 2012–2013. Fansat besojnë se vargjet "Same lips red, same eyes blue / Same white shirt, couple more tattoos" i referohen këngëtares, ndërsa i lidhin edhe me tekstin e hitit të Swift, "Style", ku përmenden buzët e kuqe dhe bluza e bardhë.

 

Zgjedhja e kësaj kënge pikërisht në ditën kur Taylor Swift thuhet se kurorëzoi dashurinë me Travis Kelce në Madison Square Garden u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

"Ai e dinte saktësisht se çfarë po bënte", shkroi një fans, ndërsa një tjetër komentoi: "Nga gjithë repertori, zgjodhi pikërisht këtë këngë. Është i pabesueshëm."

Taylor Swift dhe Harry Styles patën një lidhje të shkurtër, por shumë të komentuar, e cila frymëzoi disa nga këngët më të njohura të artistes, si "Style", "Out of the Woods" dhe "I Knew You Were Trouble".

Sipas raportimeve, sot Styles është i fejuar me aktoren Zoë Kravitz, një nga mikeshat e ngushta të Taylor Swift. Megjithatë, burime pranë tyre kanë bërë të ditur se mes tyre nuk ka konflikte dhe marrëdhëniet mbeten miqësore.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI