Flash

Vatra e zjarrit në plazhin e Tales avancon përgjatë bregdetit

Lapsi.al 5 July 2026

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme. I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare, në një gjatësi që vlerësohet nga rreth 500 metra deri në 1 kilometër.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po hasin vështirësi për shkak të terrenit. Prania e kënetave mes plazhit dhe vatrës së zjarrit e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë flakëve.

Në afërsi të zonës së prekur ndodhen disa biznese dhe struktura turistike, ndaj ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë nëse zjarri afrohet drejt tyre. Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Agustin Pepkolaj, deklaroi se pavarësisht përhapjes së zjarrit dhe erës së fortë, deri tani është bërë e mundur lokalizimi i flakëve dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo bizneset në zonë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI