Flash

Berisha në mbështetje të protestave: Qëndrojmë krah tyre deri në fund, Rama të japë dorëheqjen

Lapsi.al 5 July 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë protestën që zhvillohet çdo mbrëmje para Kryeministrisë, duke i cilësuar kërkesat e protestuesve si të njëjta me ato të opozitës. 

Duke komentuar protestën e 4 korrikut, ku u shfaq një arkivol simbolik që sipas organizatorëve përfaqësonte "fundin politik" të kryeministrit, Berisha e krahasoi këtë akt me rrëzimin e bustit të Enver Hoxha më 20 shkurt 1991. Në përfundim, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të pranojë kërkesat e protestuesve, duke paralajmëruar se, sipas tij, "fuqia e popullit" do të sjellë ndryshim politik.

"Mbrëmë qindra mijëra shqiptarë, të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe mbarë bota, ripërsëritën sipas njerëzve të agjencive më prestigjioze të lajmeve në botë, 20 shkurtin e vitit 1991. Ditën në të cilën shqiptarët përmbysën dhe zvarritën shtatoren e Enver Hoxhës dhe së bashku me të përmbysën kultin më të keq në të gjithë historinë e tyre.

Mbrëmë, qindra mijëra protestues përmbysën, para zyrave të tij, shtatoren e narkodiktatorit Edi Rama dhe i organizuan, me simbolizma, funeralin e tij politik. Sot në vend të dorëheqjes, Edi Rama urdhëroi përsëri, të provojë apo të reklamojë suksese dhe të anatemojë protestën e qytetarëve. Ai foli për një korrje të zezë dhe ujërat që rrjedhin ndër të. Në të vërtetë mbrëmë në Tiranë ishte deti i ujërave të pastërta të popullit shqiptar që kërkon largimin e kreut të meduzës dhe qeverisë së tij kriminale, organizatës kriminale. Ndaj dhe një herë, kërkoj në emër të Partisë Demokratike, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe plotësimin e pesë kërkesave të protestuesve, të cilat janë kërkesa njëkohësisht të Partisë Demokratike. Duke shprehur mirënjohje për ata qindra mijëra shqiptarë që protestuan dje në mënyrën më të fuqishme, më madhështore, garantoj se Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre. Sikundër denoncoj me forcën më të madhe qëndrimin indiferent, kërcënues, fyes të Edi Ramës dhe sejmenëve të tij. Dhe paralajmëroj Edi Ramën edhe një herë, i cili para tre ditësh me krenari u shpreh se kishte monopolin absolut të dhunës: Liro menjëherë të arrestuarit dhe hiq dorë nga dhuna. Mos harro, se në përballje me popullin, fuqia nukleare i takon popullit dhe ajo është shkatërrimtare për ty dhe regjimin tënd" , tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI