Flash

Zjarri në Fier del jashtë kontrollit, vjen helikopteri

Lapsi.al 5 July 2026

Zjarri që shpërtheu disa orë më parë në zonën e lagjes Frizë, pranë ish-Azotikut në Fier, është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke marrë përmasa edhe më të mëdha. 

Flakët kanë avancuar deri pranë rrugës që lidh Qafa e Koshovicës dhe Kreshpan, duke rrezikuar një depo uji, si edhe një lokal që ndodhet buzë kësaj rruge.

Për shkak të situatës së rënduar është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Një helikopter ka mbërritur në zonë dhe ka nisur operacionin për shuarjen e flakëve, ndërsa nga toka vijojnë përpjekjet intensive të forcave zjarrfikëse.

Në operacion janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit, si dhe dhjetëra banorë të zonës, të cilët po punojnë për të izoluar vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonën e prekur dhe t'u hapin rrugë mjeteve të emergjencës, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit vijon. 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI