Flash

Martinez tregon frikën e Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër: “Çfarë supergoli më shënuan”

“Çfarë supergoli më shënuan te i dyti!”. Emiliano “Dibu” Martinez e thotë me fytyrën e dikujt që e di se i shpëtoi për një fije. Në një moment madje i kaloi në mendje edhe ideja se fati mund t’i luante një rreng të hidhur

Lapsi.al 4 July 2026

“Çfarë supergoli më shënuan te i dyti!”. Emiliano “Dibu” Martinez e thotë me fytyrën e dikujt që e di se i shpëtoi për një fije. Në një moment madje i kaloi në mendje edhe ideja se fati mund t’i luante një rreng të hidhur… tani jo, buzëqesh dhe psherëtin pak, por ndeshja kundër Kepit të Gjelbër ishte vërtet shumë e vështirë për Argjentinën kampione në fuqi, që triumfoi vetëm në kohët shtesë falë një autogoli dhe disa pritjeve vendimtare të portierit. Kualifikimi në 1/8-at e finaleve të Botërorit (ku e pret Egjipti) erdhi me shumë vuajtje. Nuk mjaftuan as magjitë e zakonshme të Messit (i cili pësoi një gungë të dukshme në ballë) për të mposhtur skuadrën nga Kepi i Gjelbër, që shënoi gola spektakolarë dhe në anën tjetër kishte Vozinha, i cili priti gjithçka (madje edhe më shumë), duke u bërë protagonist pikërisht përballë perlave të “numrit 10”.

Edhe vetë fakti që portieri i Seleccion e përgëzoi në fund të ndeshjes është dëshmi e respektit të madh që meriton një kundërshtar që dha gjithçka, duke përmbysur çdo parashikim të lehtë. Pikërisht për këtë arsye, kur gazetari i vlerëson pritjet e tij, Martinez i përgjigjet me humor: “mos më çaj kokën…”, sepse e di shumë mirë sa e vështirë ishte ndeshja dhe sa e madhe ishte frika për rrezikun që kaluan.

Golat spektakolarë të Kepit të Gjelbër që trembën Argjentinën

Pas ndeshjes, Martinez fitoi zemrat e tifozëve me një përgjigje po aq të sinqertë sa edhe argëtuese. Kur një gazetar e përgëzoi për dy pritjet vendimtare në fund ndaj Kepit të Gjelbër, ai u përgjigj me shaka (“Çfarë supergoli më shënuan te i dyti, mos më çaj kokën!”), duke zgjedhur të bënte humor me golin e dytë të mrekullueshëm që kishte pësuar, në vend që të lavdëronte pritjet e tij. Një mënyrë për të larguar emocionet e rrezikut të përjetuar dhe, në të njëjtën kohë, për të pranuar vlerën e kundërshtarëve.

Skuadra nga Kepi i Gjelbër zhvilloi një ndeshje shumë të guximshme dhe realizoi dy gola të nivelit më të lartë. Kryevepra erdhi nga Sidney Lopes Cabral, i cili shënoi golin e përkohshëm të barazimit 2-2 me një goditje të jashtëzakonshme në trekëndësh, një goditje e pakapshme edhe për një specialist si “Dibu”.

Dy mrekullitë e “Dibu” shpëtojnë Albicelesten

Pas golit të 3-2 të shënuar në momentin më të nxehtë të kohëve shtesë, duke përfituar nga një autogol fatkeq, ndeshja mbeti plotësisht e hapur. Dhe Martinez ngrohu dorezat… Cabral provoi të përsëriste mrekullinë me një goditje dënimi në minutën e 115-të, por kësaj radhe “el arquero” u shtri në fluturim dhe e devijoi topin në goditje këndi. Në minutën e 118-të iu desh të bënte një tjetër mrekulli, duke treguar një refleks të jashtëzakonshëm për të devijuar në këndore goditjen e Gilson Tavares, duke shpëtuar rezultatin dhe kualifikimin. “Ata zhvilluan vërtet një ndeshje të madhe.”

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI