Flash

Protestuesi del nga Komisariati dhe tregon vezën: Kjo ishte “arma” ime

Lapsi.al 5 July 2026

Njëri prej protestuesve të liruar këtë të shtunë me vendim të Gjykatës së Tiranës ishte edhe Niko Qarkaj, i cili ishte arrestuar pas protestës së zhvilluar të enjten para Parlamentit.

Pas daljes nga Komisariati nr. 3, ku u prit nga dhjetëra mbështetës, Qarkaj hipi mbi kangjellat e hyrjes, nxori nga xhepi një vezë dhe deklaroi: "Kjo ishte arma ime", përpara se ta hidhte në oborrin e komisariatit.

Qarkaj dhe protestuesit e tjerë u arrestuan me akuzat për prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë.

Sipas mbështetësve të tij, gjatë qëndrimit në komisariat ai është dhunuar nga efektivët e policisë dhe ka pësuar kriza epilepsie. Një episod i tillë u regjistrua edhe gjatë seancës gjyqësore, ku ai pati një tjetër krizë shëndetësore. Gjykata vendosi lirimin e tij, duke vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur arrestimin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI