Flash

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit presin të liruarit jashtë paraburgimit (VIDEO)

Lapsi.al 5 July 2026

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, protestues dhe mbështetës pritën jashtë ambienteve të paraburgimit qytetarët e liruar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për masat e sigurisë ndaj 19 të arrestuarve pas protestës së zhvilluar para Kuvendit.

Pamjet tregojnë momentin kur protestuesit dalin nga paraburgimi dhe përshëndeten nga të pranishmit, të cilët i presin me duartrokitje dhe me thirrjet kundër klasës politike.

Pas më shumë se katër orësh shqyrtim, Gjykata e Tiranës vendosi masën “detyrim paraqitje” për 12 protestues, “arrest në shtëpi” për dy persona, ndërsa për pesë protestues të tjerë nuk caktoi asnjë masë sigurie.

Avokati Dorian Matlija deklaroi për mediat se ndaj protestuesve janë ngritur pesë akuza: kundërshtim i punonjësit të policisë (paragrafi 2), prishje e qetësisë publike, shkatërrim prone, pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit.

Jashtë gjykatës u mblodhën protestues dhe përfaqësues të Grupit Koordinues, të cilët kërkuan lirimin e të arrestuarve, ndërsa tensionet vijuan edhe një natë më parë gjatë protestës në Tiranë.

Sipas vendimit të gjykatës, masa “detyrim paraqitje” u caktua për: Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Frrok Bardhi, Rezart Pirani, Admir Tershalla, Alban Nikolli, Elvis Bici dhe Altin Hila.

Masa “arrest në shtëpi” u caktua për Ervin Gegën dhe Everes Bardhin.

Ndërsa për Arben Lleshan, Besard Kajmin, Aristotel Elezajn, Gentjan Prognin dhe Durim Banin, gjykata vendosi të mos caktojë asnjë masë sigurie.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI