Flash

Zjarri në Drizë prek ujësjellësin, digjet baza materiale në linjat e furnizimit

Lapsi.al 5 July 2026

Zjarri në Fier ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimit me ujë të qytetit. Ndërhyrja e parë për neutralizimin e tyre është kryer nga punonjësit e ujësjellësit.

Drejtori i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, bëri të ditur se shërbimi zjarrfikës ishte fillimisht i angazhuar në mbrojtjen e banesave të rrezikuara, ndërsa më pas iu bashkua operacionit për shuarjen e flakëve në stacion.

Sipas Alikajt, zjarri ka nxjerrë jashtë funksionit linja furnizimi, mjete motorike dhe transformatorë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Megjithatë, ai theksoi se janë marrë masat për garantimin e sigurisë dhe se furnizimi me ujë për qytetin e Fierit nuk është ndërprerë.

Vatra e zjarrit, e cila ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, e më pas është përhapur në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 11 familje nga banesat e tyre, si dhe vijojnë të monitorojnë banesa dhe subjekte të tjera në zonë që mund të rrezikohen nga përhapja e flakëve.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI