Flash

Ceremoni në New York: Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzojnë dashurinë

Lapsi.al 5 July 2026

Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni spektakolare të zhvilluar në Madison Square Garden në New York, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Ngjarja ka mbledhur një numër të madh të ftuarish VIP, përfshirë figura të njohura të Hollywood-it dhe industrisë së muzikës, ndërsa jashtë arenës janë grumbulluar edhe mijëra fansa të çiftit.

Autoritetet kanë vendosur masa të forta sigurie dhe kanë mbyllur rrugët përreth zonës, për shkak të fluksit të madh të njerëzve dhe rëndësisë së eventit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë turma fansash që kanë pritur gjatë gjithë ditës për të parë nga afër yjet e tyre të preferuar.

Sipas burimeve, ceremonia është organizuar në mënyrë të detajuar dhe luksoze, me veshje të personalizuara nga shtëpi të njohura mode dhe pjesëmarrjen e shumë personazheve të njohur publikë.

Dasma ka shkaktuar jehonë të madhe në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, duke u cilësuar si një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në botën e showbiz-it.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar të plotë nga përfaqësuesit e çiftit lidhur me detajet e ceremonisë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI