Flash

Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino

Lapsi.al 10 June 2026

Në ushtrinë mediatike që ka për mision ta bëjë pis protestën e të rinjve në bulevard, është shfaqur edhe një herë i zellshëm Karlo Bolino, botuesi i Report TV dhe Shqiptarja.com. Si pjesë e grupeve mediatike që po censurojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme të ndodhura ndonjëherë në Tiranë, një protestë që ka pushtuar titujt kryesorë të mediave më të mëdha të botës, Bolino ka botuar një shkrim ku nxit dyshime herë për numrin e pakët të të rinjve në rrugë, nëse këta janë 2 mijë, 5 mijë apo 8 mijë; herë për organizatorët që sipas tij bëjnë mbledhje anonime në ëhatsapp; e herë për sondazhe të paverifikuara që thonë se shumica e popullit qenka kundër protestës pa parti për largimin e Edi Ramës. 

Shkrimi i shpërndarë nga mediat pranë qeverisë i ngjan një përpëlitjeje mendore për të gjetur medoemos dobësitë e protestës. Kush ka pikëpyetje se nga buron ky skepticizëm mjafton t’i hedhë një sy materialeve që kanë rrjedhur nga dosja e Belinda Ballukut, ku bëhej fjalë për botuesin italo- shqiptar, Carlo Bollino.

Bollino shfaqej duke i kërkuar favore financiare ministres së infrastrukturës, për një të dërguar të tij, biznesmenin Rais Petrela, me të cilin dyshohet se kishte përfitime të përbashkëta.

Në mesazhin, të cilin Bolino ia kishte dërguar në italisht ministres, pretendohej se ajo nuk po e mbante premtimin për ta disbursuar përmes drejtorisë së rrugëve këtë biznesmen. Dhe duke ia përcjellë mesazhin e botuesit të Report TV dhe Shqiptarja.com, vartësit të saj Ervis Berberi, Balluku shkruante: "Çunat e tjerë po i mbulojnë nga xhepi i vet mediat. Ty një të kam lënë, e bëre çorap".

Më pas, Balluku ndërsa fliste me Berberin i shkruante:  “Therrite ate plehren (Rais Petrelën) që e perfaqeson (Bollinon-në kllapa shenimet e Lapsi.al) dhe thuaji, kjo eshte skema çfare halli ke.. shko sqaro Carlon... thuai mos shkruaj me tek min... ose pastaj harroje bashkepunimin”.

Mesazhet të tilla të cilat fatmirësisht janë të dokumentuara nga prokuroria shpjegojnë edhe arsenalin e baltës që hidhet sot në media ndaj protestës. Por në fund të fundit, kjo është thjesht një dëshmi se protesta në vetvete e ka shqetësuar një sistem që prej dekadash e ka mbatur vendin në apati, nëpërmjet abuzimit, dhunës dhe propagandës së mediave të blera.

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Lezhë

Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Sipas raportimeve të...

10:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI