Flash

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Lapsi.al 10 June 2026

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë-Bilisht, pranë fshatit Zëmblak. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI