Flash

CNN ndryshon mesazh: Nga lëvizje për flamingot në protestë antiqeveritare

Lapsi.al 10 June 2026

 

Screenshot_20260610_092103_Gallery.jpg

Gjigandi ndërkombetar i informacionit CNN që po e ndjek hap pas hapi revolucionin e famingove në bulevardin e Tiranës me sa duket ka ndryshuar përcaktim për atë që po ndodh në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet e saj sociale moderatoria që u bë e njohur tek ne pasi zhvilloi një intervistë të tensionuar me Edi Ramën, Isa Soares, ka njoftuar se ajo që deri më tani konsiderohej si një lëvizje për mjedisin është shndërruar në një protestë ati qeveritare.

"Ajo që nisi si një fushatë për të mbrojtur flamingot dhe vijën bregdetare të Shqipërisë, tani është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë. Tani në ditën e 10-të. Pamje të drejtpërdrejta sonte nga Tirana, Shqipëri" ka shkruar ajo.

Televizioni i madh amerikan i ka shpërngulur kamerat në Shqipëri dhe mbrëmë raportimi për protestën zuri vend edhe në emisionin e Anderson Coper.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI