Flash

Pesë persona të arrestuar në Kosovë për trafikim të drogës dhe pastrim të parave

Lapsi.al 10 June 2026

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar që dyshohet se ka trafikuar drogë në disa vende europiane dhe ka pastruar miliona euro të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Arrestimet u kryen të martën në kuadër të operacionit ndërkombëtar “White Star”, pas një hetimi trevjeçar të mbështetur nga Europoli dhe autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës. Sipas Europolit, hetimi u ndërtua kryesisht mbi analizën e komunikimeve të shkëmbyera në platformën e koduar SKY ECC, e përdorur gjerësisht nga grupet kriminale në Europë.

Mesazhet e dekriptuara u mundësuan hetuesve të identifikonin anëtarët kryesorë të organizatës, të gjurmonin rrjedhat financiare dhe të zbulonin mënyrën e funksionimit të rrjetit kriminal. Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës thanë se aksioni u zhvillua në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, me urdhër të Gjykatës Themelore.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan gjashtë armë, 239 fishekë, rreth 9.7 gramë kokainë, mbi 35 gramë fara të marihuanës, 25 telefona mobilë, 10 kompjuterë, 10 automjete, një motoçikletë, 16 orë dore dhe 7.595 euro para të gatshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI