Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Egnatia, Vllaznia e Elbasani luajnë për titull dhe... 1 milion euro

E kështu, në aksin Elbasan-Tiranë ku do të luhet xhiro e fundit e Final 4, luhet për titullin, por edhe për financa, sepse diferenca mes atij që luan në Champions dhe kujt luan në Conference League është e madhe.

Lapsi.al 30 May 2026

Dy ndeshje kanë mbetur ende për të përcaktuar të gjitha verdiktet e një sezoni të gjatë e me plot befasi. Tre skuadra janë ende matematikisht në garë për titullin, ndonëse vetëm Egnatia ka fatin e saj në duar. E kështu, në aksin Elbasan-Tiranë ku do të luhet xhiro e fundit e Final 4, luhet për titullin, por edhe për financa, sepse diferenca mes atij që luan në Champions dhe kujt luan në Conference League është e madhe. Skuadra që do të ngrejë lart trofeun, përveç shpërblimit prej 100 mijë euro nga Federata Shqiptare e Futbollit për titullin kampion, do të arkëtonte edhe 510 mijë euro nga kualifikimi në Champions dhe prezenca në raundin e parë. Nuk mbaron me kaq, sepse edhe në rast eliminimi, kampioni do të zbriste në raundin e dytë të Conference League, duke i shtuar vetes edhe 350 mijë euro të tjera. 

Nëse rrogozhinasit shpallen kampion, kuota 1 milionë euro përmbushet me 50 mijë euro të fituara si vend i tretë në sezonin e rregullt. Vllaznia do të maksimizonte të ardhurat nëse shpallet kampion, duke kapërcyer në 1 060 000 bonusin falë kryesimit në sezonin e rregullt, ndërsa Elbasani do të shihet hyrjet të ishin 30 mijë euro më pak se shkodranët në rast të shpalljes kampion.

Për ata që do të shkojnë pastaj në raundin e parë të Conference League arkëtimi do të ishte 325 mijë euro për prezencën dhe raundin e parë në turne, që do ti shtoheshin shpërblimet e fituara nga sezoni i rregullt: për Vllazninë 425 mijë euro, Elbasanin 395 mijë, Egnatian 375 mijë dhe Dinamon 345 mijë, duke qenë se u komplikua mundësia për të shkuar direkt në raundin e dytë dhe me shumë mundësi do të luajë si të tjerët nga fillimi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI