Flash

Çmenduria e Paredes, kap nga fyti Garcian e hedh përtokë Gavin: skena të turpshme nga lojtarët e Argjentinës

Paredes humbi kontrollin dhe çdo frenim. Ai u bë protagonisti i një skene të turpshme kur mesfushori e kapi nga fyti Eric Garcían dhe e shtyu në mënyrë të dukshme.

Lapsi.al 20 July 2026

Një sherr masiv. Argjentina humbi kontrollin në fund të finales së humbur të Botërorit ndaj Spanjës. Një epilog që la në plan të dytë edhe lotët e Lionel Messit, i ulur në mes të fushës me kokën mes duarve nga zhgënjimi. Janë pamjet e fundit të Selección para se të mbyllej sipari dhe fundi i kësaj historie ishte gjithçka, përveçse dinjitoz. Madje, ishte një fund për t’u harruar. Adrenalina, hidhërimi dhe disa fjalë të rënda krijuan një përzierje shpërthyese. Pikërisht në këtë atmosferë, Paredes humbi kontrollin dhe çdo frenim. Ai u bë protagonisti i një skene të turpshme.

Mesfushori e kapi nga fyti Eric Garcían dhe e shtyu në mënyrë të dukshme. Nga kjo lindi një përplasje që përfshiu edhe futbollistë të tjerë. Njëri prej tyre ishte Gavi, i cili ndërhyri për të mbrojtur shokun e kombëtares, por fillimisht u përball nga Thiago Almada, që i humbi ekuilibrin dhe e rrëzoi, dhe më pas nga vetë Paredes, i cili u hodh mbi të. I pushtuar nga zemërimi, ai tentoi ta godiste me grushta. Thiago Almada u përpoq ta ndalte. Një anëtar i stafit të Argjentinës i bërtiti diçka, por pa rezultat. Gavi ishte në tokë, përpiqej të ngrihej, por u përball me furinë e kundërshtarit. Gjithçka ndodhi para syve të arbitrit Slavko Vinçiç, i cili e pa skenën dhe më pas nxori kartonin e kuq, edhe pse ndeshja kishte përfunduar.

Ky ishte fundi më i keq i mundshëm për Paredes, i cili kishte hyrë në pjesën e dytë në vend të Nico Gonzalez dhe kishte zhvilluar një ndeshje me shumë agresivitet, duke qenë protagonist i disa ndërhyrjeve në limit dhe duke bërë shumë faulle, për të cilat ishte ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Qëndrimi i tij ishte vazhdimisht në kufijtë e kartonit të kuq. Ishte e qartë se synimi ishte intimidimi, pasi Argjentina nuk kishte mënyrë tjetër për t’i bërë ballë një kundërshtari që gjeti golin vendimtar me Ferran Torres në fillimin e pjesës së dytë shtesë.

I pajustifikueshëm ishte sjellja e Paredes, që i dha lamtumirën Kupës së Botës në mënyrën më të furishme të mundshme. Sherri i tij do të mbetet si një nga pamjet më të trishta të finales së Botërorit në stadiumin “MetLife” të Nju Jorkut. Ndërsa Spanja kurorëzohej kampione bote dhe festonte me të drejtë pas vërshëllimës përfundimtare, futbollisti i Boca Juniors ndezi një kaos të vërtetë në mes të fushës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI