
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së Oficerëve në Fier. Flakët kanë përfshirë një pjesë të katit të dytë, ndërsa dy katet e para të godinës janë aktualisht të pashfrytëzuara.
Pas kësaj, forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëheë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve. Falë ndërhyrjes së tyre është bërë e mundur izolimi i flakëve dhe neutralizimi i situatës. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.