Flash

BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Lapsi.al 13 June 2026

Siç njoftoi presidenca aktuale qipriote e Këshillit të BE, shtetet anëtare, pas përfundimit të bllokadës hungareze, kanë arritur një qëndrim të përbashkët për fazën e parë të negociatave, përgatitjet e nevojshme kanë përfunduar.

Hungaria i jep fund bllokadës
Negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE formalisht nisën në qershor 2024. Megjithatë, hapja e kapitullit të parë të negociatave me Ukrainën u bllokua nga Hungaria me një veto. Vetëm pas largimit nga pushteti të kryeministrit afatgjatë hungarez Viktor Orbán në prill, procesi filloi të lëvizë sërish. Kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, javën e kaluar njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze në lindje të vendit fqinj. Magyar e kishte vendosur këtë marrëveshje si kusht për të dhënë miratimin për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze në Ukrainë . Ky ishte kushti për të dhënë miratimin për negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE.Fotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance 

Proces i gjatë – suksesi i pasigurtë
Në fazën e parë të negociatave, e quajtur zyrtarisht “grupi i parë”, vendet duhet ndër të tjera të dëshmojnë se sistemi i tyre i drejtësisë dhe administrata publike përmbushin standardet e BE-së. Procesi i negociatave për anëtarësim është i ndarë tematikisht në gjashtë faza me gjithsej 33 kapituj të ashtuquajtur, për të cilët zhvillohen negociata.

Negociatat zakonisht zgjasin me vite dhe nuk është e sigurt nëse ato përfundojnë me sukses. Për shembull, negociatat e anëtarësimit të Turqisë me BE-në nisën që në vitin 2005 – por sot ato janë plotësisht të ngrira për shkak të hapave mbrapa që ky vend ka bërë në fushat e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore./DW

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Vlorë

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen Isa Boletini në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prer&eum...

23:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI