Flash

“Më ngatërruan”/ I riu paraqitet e plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke

Lapsi.al 13 June 2026

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29-vjeçar me dëmtime në trup. Sipas informacioneve të konfirmuara në polici, mësohet se 29-vjeçari është dhunuar nga policia greke në Kalkidhë rreth 13 ditë më parë.

Sipas deklarimeve të 29-vjeçarit nga Maliqi, bëhet me dije se ai është dhunuar nga policia greke pasi e kanë ngatërruar për autor të një vepre penale por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm.

Maldin Maxhari ka bërë kallëzim në policinë greke ndërsa është dëbuar nga ky shtet dhe ka kaluar nga Kakavija për tu kthyer në Maliq. Për shkak të dëmtimeve, ai ka shkuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore dhe dyshohet se ka dëmtime në brinjë dhe në shpretkë. Policia e juglindjes ka marrë deklarimet e 29-vjeçarit ndërsa pritet të vendoset se çfarë procedura do të ndiqen më tej me rastin pasi ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Vlorë

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen Isa Boletini në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prer&eum...

23:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI