Flash

OpenAI dhe ChatGPT nën hetim nga autoritetet amerikane për sigurinë e përdoruesve

Lapsi.al 13 June 2026

Disa shtete amerikane kanë nisur hetime ndaj OpenAI dhe në këtë kuadër, i kanë kërkuar kompanisë së inteligjencës artificiale të japë informacion. Sipas gazetës Wall Street Journal, kërkesa lidhet me të dhënat e përdoruesve të aplikacionit të inteligjencës artificiale ChatGPT, veçanërisht të të miturve dhe të moshuarve. Letra është dërguar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, duke përfaqësuar një numër të konsiderueshëm shtetesh amerikane.

“Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga prokurorët e përgjithshëm të shteteve dhe synojmë të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive me ta”, deklaroi një përfaqësues i OpenAI për Agjencinë Franceze të Lajmeve. 

Kompania që krijoi ChatGPT përsëriti se ka forcuar mekanizmat e sigurisë për të miturit që përdorin aplikacionin, si dhe për përdoruesit që shfaqin probleme psikologjike.

“Inteligjenca artificiale është një teknologji e re dhe e fuqishme. Ne punojmë çdo ditë për të ofruar akses në përfitimet e saj, në mënyrë të përgjegjshme”, theksoi përfaqësuesi i OpenAI.

Në fillim të qershorit, Prokurori i Përgjithshëm i Floridës paditi OpenAI dhe drejtorin e saj ekzekutiv, Sam Altman, për ekspozimin e përdoruesve të rinj ndaj rrezikut. Padi janë ngritur gjithashtu nga familjarë të adoleshentëve, kryesisht për raste që lidhen me vetëvrasje.

Në janar, Google dhe Character.AI arritën marrëveshje jashtëgjyqësore me familje përdoruesish që kishin ngritur padi. Në dhjetor, prokurorët e përgjithshëm nga 42 shtete amerikane u kishin dërguar një letër OpenAI, Google, Meta dhe Microsoft, duke u kërkuar të forcojnë kontrollin cilësor dhe mekanizmat e sigurisë për modelet e inteligjencës artificiale.

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Vlorë

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme ne lagjen Isa Boletini në Vlorë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prer&eum...

23:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI