Flash

Afera me shefen e SHISH, Topi: Rama të mbajë përgjegjësi politike

Lapsi.al 28 September 2026

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi sot çështjet e shumëpërfolur të ditëve të fundit të lidhur me Shërbimin Informativ Shtetëror.

Në një interviste per News 24, Topi e cilësoi si një produkt politik dhe një marrëdhënie politike që i ka shërbyer kreut të qeverisë.

Topi u shpreh me nota kritike se Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për çështjen dhe se çdo kandidat duhet të shfaqë garancinë e transparencës para ndërkombëtarëve.

“Kjo është një çështje e cila po hetohet. Po hetohet nëse i ka shërbyer krimit të organizuar. Por pa dyshim që ka qenë produkt politik dhe në marrëdhënie politike i ka shërbyer shefit të saj politik. Secili në atë segmentin e administratës që ka bërë të mundur marrjen e certifikatës janë rregullit duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Shefi i ekzekutivit duhet të thotë se përgjegjësinë politike e kam unë. Nuk e tha. Mund të jetë rasti i parë në shërbimet sekrete që gjërat degjenerojnë në këtë pikë. Abuzohet kaq shumë me konsiderata që na vijnë nga jashtë. Ti je kryeministri, ti duhet ta kesh garancinë për ndërkombëtaret për transparencën për çdo kandidat. Në rast se një person zgjidhet në terrenin shqiptar zgjidhet sipas kushtetutës dhe ligjeve. Jam i bindur se partnerët ndërkombëtarë ndjehen të zhgënjyer, se informacioni i kualifikuar është i rëndësishëm”,-tha Topi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI