Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve

Deputetja e Partisë Demokratike kërkon përgjegjësi politike për korrupsionin, transparencë për PPP-të dhe prokurimet, si dhe institucione që nuk veprojnë jashtë kontrollit ligjor.

Lapsi.al 28 September 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri dhe bashkëkryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, deklaroi se integrimi europian nuk mund të kufizohet te hapja e kapitujve, por duhet të sjellë ndryshim të mënyrës së qeverisjes, forcim të institucioneve dhe fundin e pandëshkueshmërisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në Tiranë, në konferencën e komisioneve parlamentare për çështjet europiane dhe punët e jashtme të vendeve të Bashkimit Europian, Tabaku theksoi se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë tregojnë se organet e drejtësisë po veprojnë, por nuk mund të përdoren si dëshmi e pastërtisë së qeverisë.

“Hetimi i zyrtarëve të lartë tregon se drejtësia po vepron. Por kjo nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë. Kjo tregon sistemin e korruptuar që është ngritur”, u shpreh ajo. 

Sipas Tabakut, përgjegjësia penale është individuale, ndërsa përgjegjësia politike u përket atyre që emërojnë, mbikëqyrin dhe kontrollojnë administratën. Ajo nënvizoi se rruga drejt Bashkimit Europian kërkon përgjegjësi politike dhe jo avokati politike për personat nën hetim apo të akuzuar për korrupsion.

Deputetja demokrate kritikoi përpjekjet për të sulmuar prokurorët apo për ta paraqitur hetimin si persekutim politik, duke përdorur si alibi prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat e njeriut.

“Prezumimi i pafajësisë nuk mund të përdoret për të ndërtuar prezumimin e fajësisë ndaj prokurorëve. Shqipëria nuk vuan nga një ‘republikë prokurorësh’. Ajo vuan nga një republikë e të korruptuarve që kanë grumbulluar aq shumë pushtet, pasuri dhe arrogancë, sa besojnë se ligji është vetëm për të tjerët dhe se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre”, deklaroi Tabaku.

Ajo shtoi se mbështetja për drejtësinë nuk mund të jetë selektive, duke e përshëndetur atë kur godet kundërshtarin dhe duke e sulmuar sapo hetimet i afrohen pushtetit.

Në fjalën e saj, Tabaku ngriti shqetësimin edhe për agjencitë, kompanitë shtetërore dhe strukturat që veprojnë në sektorë strategjikë, duke iu referuar edhe debatit mbi raste si KAYO. Sipas saj, asnjë strukturë nuk mund të vendoset jashtë kontrollit ligjor, parlamentar dhe kushtetues.

“Mbrojtja, siguria, shëndetësia, infrastruktura dhe digjitalizimi nuk mund të kthehen në zona të përjashtuara nga transparenca, konkurrenca dhe kontrolli parlamentar. Rëndësia strategjike e një sektori nuk mund të përdoret si alibi për kontrata jotransparente, përqendrim kompetencash apo partneritete të pakontrolluara”, tha ajo.

Tabaku paraqiti edhe angazhimet që, sipas saj, duhet të shoqërojnë procesin e integrimit: moslejimin e përdorimit të imunitetit parlamentar si mburojë ndaj drejtësisë, emërime mbi bazën e meritës, kontroll real parlamentar dhe transparencë të plotë për prokurimet publike, koncesionet, PPP-të, investimet strategjike dhe fondet europiane.

Ajo kërkoi gjithashtu një ekonomi konkurruese dhe të ndershme, e cila lufton informalitetin dhe paranë e pistë, në vend të një sistemi ku kontratat publike ndahen me paracaktim dhe konkurrenca pengohet.

“Shqipëria nuk duhet të hyjë në Europë duke i fshehur problemet e saj. Duhet të hyjë duke i zgjidhur ato. Jo nga dritarja e propagandës, por nga dera e reformave, përgjegjësisë dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Tabaku.

Në përfundim, deputetja demokrate theksoi se Europa nuk është vetëm një destinacion gjeografik, por modeli i qeverisjes dhe i shtetit që meritojnë shqiptarët.

“Ne e duam Europën të plotë, jo me pjesë. Duam ligjet europiane, standardet europiane, frymën dhe thelbin e saj. Duam të bëhemi pjesë e familjes europiane me meritë dhe kërkojmë ndihmën tuaj për ta realizuar këtë”, përfundoi Tabaku. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI