
Këshilli Bashkiak i Maliqit ka kundërshtuar propozimin për bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Korçës, në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit. Gjatë mbledhjes së radhës, këshilltarët bashkiakë shqyrtuan propozimin për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, ndërsa mendimi zyrtar i këshillit pritet t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë.
Pas diskutimeve, Këshilli Bashkiak votoi kundër bashkimit me Korçën. Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë u shprehën kundër propozimit, ndërsa vetëm një votë ishte pro. Me këtë vendim, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka përcaktuar qëndrimin zyrtar të institucionit në lidhje me ndryshimet e mundshme të ndarjes administrativo-territori