Flash

Dy zjarre brenda pak minutash në Gjirokastër, digjet automjeti dhe një kasolle në “Dunavat”

Lapsi.al 28 September 2026

Dy vatra zjarri janë regjistruar brenda pak minutash në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës. Rreth orës 23:15, një automjet u përfshi plotësisht nga flakët. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit, por makina u dëmtua tërësisht. Nuk pati dëme të tjera materiale.

Vetëm 10 minuta më vonë, pranë zonës ku ishte djegur automjeti, u konstatua një tjetër vatër zjarri në një kasolle ku mbaheshin materiale të vjetra. Flakët dogjën disa rroba dhe sende të tjera të grumbulluara, ndërsa edhe kjo vatër u vu nën kontroll nga zjarrfikësit. Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e dy ngjarjeve.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI