Flash

Vodhën 6 makina në Kavajë, Durrës dhe Tiranë, në pranga 2 autorët

Lapsi.al 28 September 2026

Dy persona janë vënë në pranga gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se janë autorët e 6 rasteve të vjedhjes së makinave. Sipas raportimit të policisë, këta persona kanë vjedhur 1 makinë në Kavajë, 3 në Durrës dhe 2 në Tiranë.

Gjithashtu, sipas njoftimit bëhet e ditur se  në pranga kanë rënë L. R., 37 vjeç, dhe A. H., 32 vjeç, persona të cilët dyshohet gjatë vjedhje së automjetit në Kavajë janë larguar, pasi janë ndihmuar nga shtetasit L. D. dhe B. S., të cilët janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Përveç rasteve të vjedhjes së makinave, shtetasi A. H. ka marrë gjithashtu me dhunë xhiron ditore në një pikë karburanti në Bulqizë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI