Flash

Braho: Janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 mln euro pasuri, përfshi dhe kriptovaluta

Lapsi.al 27 April 2026
Braho: Janë sekuestruar dhe konfiskuar 45.4 mln euro pasuri, përfshi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho ka prezantuar raportin vjetor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në fjalën e tij, ndër të tjera ai u ndal edhe te pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara.

Braho deklaroi se kanë vënë në praktikë parimin “ndiq paranë”, ndërsa theksoi se vlera e pasurive të sekuestruara për 2025 është rreth 45.4 mln euro, përfshirë këtu edhe kriptovalutat. Po ashtu kreu i SPAK deklaroi se sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro.

“Kemi zbatuar parimin e ndjekjes së parave paralelisht me hetimin penal. Vlera të sekuestruar dhe të konfiskuara arrijnë shifrën 45.4 mln euro, ku përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave me vlerë ekuivalente prej 14.5 mln dollarë ose 12.4 mln euro.

Sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro, ndërsa konfiskimi për këtë vit ka qenë në shumën 100 mijë euro”, tha Braho.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI