Flash

Berisha takim me zyrtarin e CDU në Tiranë: Integrimi në BE të bazohet në meritë

Lapsi.al 27 April 2026
Berisha takim me zyrtarin e CDU në Tiranë: Integrimi në BE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se ka zhvilluar një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurinë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman.

Ai ka bërë me dije se gjatë takimit ka njoftuar zotin Forneck për lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën, ndërsa ka shtuar se procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë një proces i bazuar në meritë.

“Klanet e drogës drejtohen nga Rama. Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interes të vendit për BE. Ky duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, që është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut i BE. Një Shqipëri epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe botës, siç cilësohet nga disa raporte të DASH, është rrezik real për paqe në rajon dhe më gjerë. Integrimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë. Edi Rama është garant dhe udhëheqës kryesor i klaneve të drogës. Ishte diskutim i frytshëm.

Bundestagu ka ndjekur në mënyrë serioze dhe dashamirëse procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE. Edhe në kohët e skepticizmit, ky institucion insistoi që procesi të vijojë i bazuar në meritë.

Kërkesat e plani prej 13 pikash për Beogradin ishin një dokument historik, nëse do i ishte përmbajtur Serbia do të ishte pjesë e BE. Plani me 15 pika, nëse do të zbatohej, do të ishim ndoshta afër vendit anëtar ose do të ishim anëtarësuar. Kanë pasur interesa shumë serioze. Përpjekja jonë është, Bundestagu të ruajë interesin që ka patur për këtë proces jetik për shqiptarët", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI