Flash

Diskutimet/ Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS dhe ministrat e kabinetit

Lapsi.al 27 April 2026
Diskutimet/ Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS dhe ministrat e kabinetit

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot në orën 11:00, grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit. Mbledhja është planifikuar për tu zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Për sa i përket zhvillimeve, pritet të raportojnë për procesin e integrimit Evropian Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Raportimi i Hoxhës e Dhukës do të përqendrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI