Flash

Berisha: Sulmet kibernetike s'janë iraniane, por ‘Surrelase’ të koordinuara nga AKSHI

Lapsi.al 25 April 2026
Berisha: Sulmet kibernetike s'janë iraniane, por

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, duke deklaruar se sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet në të dhënat e qytetarëve nuk lidhen me Iranin, por janë, sipas tij, të organizuara nga kryeministri Edi Rama dhe institucionet shtetërore. Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Tiranës, Berisha pretendoi se operacioni është drejtuar nga AKSHI dhe akuzoi mazhorancën për ndërhyrje masive në email-et e qytetarëve.

Në fjalën e tij, Berisha kërkoi largimin e menjëhershëm të qeverisë, duke e cilësuar atë si përgjegjëse për situatën aktuale. Kryedemokrati gjithashtu kritikoi qëndrimet e kryeministrit në raport me politikën e jashtme, duke e akuzuar për qëndrime të luhatshme dhe për afrimitet me figura dhe politika që, sipas tij, bien ndesh me interesat europiane.

"I tërë ky operacion është drejtuar nga AKSHI. I tërë, nuk janë iranianët. Janë surrelasit. Rama. Ata që kanë hakeruar masivisht emailat e pronarëve. Po. Nuk ka kush pronë të sigurtë më. Në të gjitha këto, për çdo anëtar, për çdo mbështetës, për çdo qytetar, duhet të jetë e qartë se qëndresa dhe vetëm qëndresa jonë është shpresa e vetme dhe shpresa e fundit. Ne nuk do dorëzohemi. Ky hajdut duhet të ikë sa më parë, ky armik. Kjo bandë kriminale duhet të largohet sa më shpejt nga pushteti. Ky mendon se bën çdo akt që të shpërqendrojë. Po morali i tyre është morali i horave.

A e dëgjuat kryediplomatin? A e dëgjuat? Kryediplomati i tij që s'ka asnjë lidhje me shqiptarët, ju çon mesazhe ambasadorëve. Po ata idiotët shqiptarë, çfarë bëjnë për shqiptarët në Maqedoni? Serbët u thonë dru me pre. Ultranacionalistët serbë. Ultranacionalistët maqedonas më shumë se aq nuk u thonë.

Dhe pse idiotët, ministri, pse idiotët? Sepse një portal, një portal maqedonas ka shkruajtur për vjedhjet e Edi Ramës. Po ja dhe dje, gazeta e dytë më e madhe e Francës i rikujtoi vjedhjet me radhë, sepse doli po i jep mend Evropës. Sepse u rreshtua me Putinin. Ky para tre muajsh thoshte, Evropa është vend i paqes. Evropa është kultura e paqes. Është paqja e shkruar paqes. Dhe Evropa nuk mund të marrë mësime përtej Atlantikut", tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI