Flash

Venecia/Kthyen apartamentin në bazë kôkaine, arrestohen 3 shqiptarët, mes tyre 1 grua

Lapsi.al 25 April 2026
Venecia/Kthyen apartamentin në bazë kôkaine, arrestohen 3

Një operacion antidrogë në zonën e Venecia ka çuar në goditjen e një rrjeti të trafikut të kokainës. Si rrjedhojë janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe një grua, të gjithë me origjinë shqiptare. Aksioni u zhvillua në San Donà di Piave, pasi policia vuri re lëvizje të dyshimta në një apartament, me hyrje-dalje të shpejta që zgjatnin vetëm pak sekonda. Pas monitorimit të zonës dhe verifikimit të automjeteve, u krijuan dyshime të forta për aktivitet të paligjshëm.

Ndërhyrja u krye në momentin e një transaksioni të dyshuar droge. Gjatë kontrollit në banesë, policia arrestoi një 40-vjeçar shqiptar dhe partneren e tij, ndërsa një person i tretë u vu gjithashtu në pranga. Në vendngjarje u sekuestruan rreth 70 gramë kokainë me pastërti të lartë dhe mbi 2,200 euro cash. I dyshuari kryesor është dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të rrjetit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI