Flash

Pranga të riut shqiptar në Itali, trafikonte kokainë të fshehur në vazo lulesh

Lapsi.al 25 April 2026
Pranga të riut shqiptar në Itali, trafikonte kokainë të

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë në Cesenatico (provinca Forlì), i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve, i riu u kap në flagrancë teksa i dorëzonte një blerësi një dozë kokaine prej rreth 1.2 gramësh. Pas ndërhyrjes, efektivët ndaluan të dy personat dhe ushtruan kontroll ndaj 19-vjeçarit, ku në xhepin e xhaketës iu gjetën 7 doza kokaine me peshë totale rreth 5 gramë, si dhe 385 euro cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijuan edhe në zonën përreth, ku në një kopsht lulesh – vend ku i riu ishte parë më herët – u zbuluan edhe 56 doza të tjera kokaine, me peshë rreth 42 gramë, të fshehura në katër kuti metalike çamçakëzi. Kontrollet u shtrinë më pas edhe në banesën e tij, ku u sekuestruan dy doza të tjera kokaine, një dozë marihuane, rreth 1,500 euro para të gatshme, si dhe dy peshore elektronike dhe materiale të përdorura për paketimin e drogës. Gjykata në Forlì ka konfirmuar arrestimin e të riut, duke vendosur ndaj tij masën e qëndrimit të detyrueshëm në provincën Forlì-Cesena, deri në seancën e ardhshme gjyqësore, e cila pritet të zhvillohet në fund të muajit maj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI