Flash

Zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin, konflikti ndodhi për motive të dobëta

Lapsi.al 25 April 2026
Zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin, konflikti ndodhi për motive

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Gurëz, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar, duke identifikuar autorin e dyshuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas.

Në kërkim janë shpallur Fation Cobelita (alias Fation Staka) dhe Renato Marku, ndërsa ndaj një shtetasi tjetër është nisur procedim për moskallëzim krimi, si dhe ndaj një mjeku roje për shpërdorim detyre dhe mosnjoftim të policisë.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit ndaj 35-vjeçarit, i cili është transportuar fillimisht në spitalin e Laçit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 25 prill 2025

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore n...

07:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI