Flash

Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës

Lapsi.al 24 April 2026
Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të premten se është diagnostikuar me kancer të prostatës.

Netanyahu sqaroi se iu nënshtrua një trajtimi që e eliminoi problemin dhe nuk la asnjë shenjë të tij.

“Sot u publikua raporti im vjetor mjekësor. Kërkova që publikimi i tij të shtyhet me dy muaj, në mënyrë që të mos publikohet në kulmin e luftës, në mënyrë që të mos lejohet regjimi terrorist iranian të përhapë edhe më shumë propagandë të rreme kundër Izraelit”, tha ai në një deklaratë.

“Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht. Falë Zotit, e kam lënë pas”, shtoi ai, duke vënë në dukje se është i shëndetshëm dhe aktualisht në “gjendje të shkëlqyer fizike”.

Netanyahu tha se iu nënshtrua me sukses një operacioni për një prostatë beninje të zmadhuar një vit e gjysmë më parë dhe gjatë monitorimit të tij të fundit mjekësor, “u zbulua një njollë e vogël më pak se një centimetër në prostatë”.

“Pas ekzaminimit, rezultoi të ishte një fazë shumë e hershme e një tumori malinj, pa asnjë përhapje apo metastazë”, tha Netanyahu.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një 35-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Traumës për mjekim, pasi kishte plagë me armë zjarri. I riu nga Kurbini ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nu...

11:39

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI