Flash

Lufta me Iranin ka shteruar rezervat ushtarake amerikane

Lapsi.al 24 April 2026
Lufta me Iranin ka shteruar rezervat ushtarake amerikane

Që nga fillimi i luftës në Iran, në fund të shkurtit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur rreth 1.100 raketa kruis të tipit “stealth” dhe me rreze të gjatë veprimi, të prodhuara për t’i përdorur për një luftë eventuale me Kinën.

Bëhet fjalë për një numër të afërt me atë të raketave të mbetura në Shtetet e Bashkuara, raporton “New York Times” në edicionin e saj online.

Sipas gazetës prestigjioze amerikane, ushtria ka qëlluar mbi 1 mijë raketa të tipit “Tomahawk”, thuajse 10 herë më shumë se numri i raketave që ajo blen çdo vit

, Pentagoni ka përdorur mbi 1.200 raketa patriot në luftë, që kushtojnë më shumë se 4 milionë dollarë për copë, si dhe mbi 1 mijë raketa me precizion dhe me bazë tokësore, duke i lënë depozitat në gjendje shqetësuese.

Bilanci është hartuar nga vetë Departamenti i Luftës dhe zyrtarë të Kongresit.

Lufta ka ezauruar pjesën dërrmuese të gjendjes së armatimeve amerikane dhe ka detyruar Pentagonin të përdorë bomba dhe raketa nga bazat që ndodhen në Azi dhe Evropë.

Tkurrja i ka lënë këto komanda rajonale në gjendje më të dobët për t’u përballur në një konflikt të mundshëm me Rusinë dhe Kinën.

Gjithashtu, administrata amerikane është detyruar të gjejë mënyra për të avancuar prodhimin për të zgjidhur problemin, kanë konfirmuar burime pranë saj.

Konflikti ka vënë në dukje edhe vartësinë e Pentagonit tek raketat dhe municionet tej mase të shtrenjta, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore; si dhe ka rritur shqetësimin nëse industria e mbrojtjes mund të prodhojë më lirë dhe më shpejt armatime.

Departamenti i Luftës nuk ka bërë të ditur se sa municione ka përdorur në 38 ditët e luftës përpara se të hynte në fuqi armëpushimi, dy javë më parë.

Institucioni ka raportuar vetëm se ka goditur mbi 13 mijë objektiva, por ekspertët thonë se shifra fsheh numrin e madh të bombave dhe raketave të përdorura për shkak të avionëve, dronëve dhe artilerive që normalisht godasin disa herë objektiva të mëdhenj.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një 35-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Traumës për mjekim, pasi kishte plagë me armë zjarri. I riu nga Kurbini ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nu...

11:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI