Flash

Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, kapet në Laç 26-vjeçari me qëllim ekstradimin

Lapsi.al 24 April 2026
Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, kapet në

Një 26-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim nga Spanja si pjesëtar i një bande kriminale, që krynin grabitje është arrestuar sot në Laç. Sipas njoftimit zyrtar, Mateo Selala fshihej në qytetin e Laçit dhe akuzohet për falsifikim dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Operacioni është koduar “Operacionalja 91” dhe Interpol Tirana ka njoftuar homologët e Madridit për procedurat e ekstradimit.

Njoftimi:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Operacionalja 91”. Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe për falsifikim të dokumenteve, lokalizohet dhe kapet në Laç, 26-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët spanjollë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit finalizuan fazën e 91-të të operacionit të koduar “Operacionalja”.

Gjatë kësaj faze u lokalizua dhe u kap në Laç, shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", "Falsifikimi i dokumenteve” dhe "Grupi kriminal".

Shtetasi M. S. akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars, 2025, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin, në Spanjë.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një 35-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Traumës për mjekim, pasi kishte plagë me armë zjarri. I riu nga Kurbini ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nu...

11:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI